Maqedoni
Hapja e bisedimeve me BE-në, Hahn: vazhdoni reformat, nuk ka kërkesa shtesë. Opozita më dha garanci për konstruktivitet
10.04.2019 16:57
Eurokomisari, Johahnes Hahn, në një intervistë për korrespondenten e MIA-s në Bruksel...

Eurokomisari, Johahnes Hahn, në një intervistë për korrespondenten e MIA-s në Bruksel, ka qartësuar dilemat që u shfaqën pas deklaratës së tij për fillimin e bisedimeve për Maqedoninë e Veriut me BE-në në qershor.
“Pas vendimit të Këshillit, palët duhet ta përcaktojnë të ashtuquajturën kornizë bisedimesh dhe të merren vesh për konferencë ndërqeveritare. Kjo është procedurë e zakonshme dhe është e njëjtë për të gjitha vendet, këtë e dinë partnerët tanë dhe në asnjë rast nuk ka prolongime ose hapa shtesë dhe kërkesa në këtë proces”,- deklaroi Hanh.
Eurokomisioneri u shpreh i sigurt ndërkohë se VMRO-DPMNE do të ketë rol konstruktiv në zgjedhjet presidenciale. Tha se për këtë ka marrë garanci nga vetë kryetari i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski.
“Bojkoti nuk është simbol i pjekurisë demokratike. Perspektiva evropiane e Maqedonisë së Veriut duhet të shihet si qëllim kombëtar dhe strategjik i të gjitha forcave politike, i cili kërkon përkushtim aktiv dhe konstruktiv nga të gjitha partitë politike dhe qytetarët. Në këtë pjesë, lideri i opozitës më premtoi se ata do të luajnë rol aktiv dhe konstruktiv në zgjedhjet presidenciale dhe nuk kam arsye të dyshoj për këtë”,– u shpreh Hanh.
Ai nuk ka dashur të komentojë akuzat e opozitës për korrupsion dhe partizim të administratës. Nëse vazhdon dinamika reformuese, pres që raporti për vendin të jetë i qartë, tha Hahn në intervistën për MIA-n.
VLORA LATIFI TOPOJANI
