Siri: 3 milionë të zhvendosur nga lufta
Mbi 3 milionë sirianë janë të regjistruar si refugjatë, ndërsa kriza e e Sirisë gjithnjë e më shumë po përkeqësohet, informon sot agjencia e OKB-së për refugjatët........

UNHCR deklaron se në Siri aktualisht është emergjenca më e madhe humanitare e epokës sonë, me thuajse gjysmën e sirianëve të detyruar të braktisin shtëpitë e tyre.
Refugjatët sirian në shumicën e rastëve shpërngulën në vendet fqinje, ndërsa sipas të dhënave rreth 1.14 milionë po kërkojnë strehim në Liban. Kjo i bie se një në 8 sirianë ka kaluar kufirin, ndërsa gjysma e të cilëve fëmijë, janë zhvendosur brenda Sirisë. Situata në muajt e fundit është përkeqësuar nga formimi dhe avancimi i militantëve të Shtetit Islamik, që tani kontrollon zona të shumta në Siri dhe Irak.
Agjencia e OKB-së bëjnë me dije se udhëtimi jashtë Sirisë po bëhet gjithnjë e më i vështirë, përshkak se bandat të armatosura i detyrojnë sirianët të paguajnë në dalje të shtetit.
Familjet që mbërrijnë në kampet e refugjatëve në vendet fqinje janë të raskapitura dhe të trembura, sepse disa prej tyre kanë kaluar një vit ose më shumë duke u arratisur nga një fshat në tjetrin, informojnë nga kjo agjencie duke konstatuar se mbi 190 mijë persona janë vrarë përgjatë konfliktit trevjeçar sirian.
