Integrimet euroatlantike, Osmani dhe Dimitrov marrin mbështetje nga Gjermania

10.04.2019 18:39

Zv.kryeministri për eurointegrime, Bujar Osmani dhe minsitri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov....

Zv.kryeministri për eurointegrime, Bujar Osmani dhe minsitri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov, konfirmojnë se Gjermania është përkrahëse e madhe  e integrimit të Maqedonisë së Veriut në BE.

Në deklaratën e  tyre pas takimit në Berlin me minsitrin gjerman për Europë, Mihael Rot dhe  kryetaren e partisë qeverisëse të CDU-së,  Anarget Karenbauer, Osmani dhe Dimitrov  optimist se këtë vit do të fillojnë bisedimet për anëtarësim në BE.

“Përshtypja e përgjithshme është se Republika e Maqedonsië së Veriut  mbetet tregimi më i suksesshëm dhe më pozitiv  në rajon dhe nuk ka asnjëfarë dileme  thelbësore sa i  përket faktit  sa jemi të gatshëm për të  hapur kapitull të ri për anëtarsim në BE.  Fakti se komisioni do ta shpalos raportin për vendin tonë më 22 maj, mbeten hapësirë e kufizuar që të munden parlamentet e Gjermanisë dhe Holandës  të ndërmarrin qëndrim në raport me rekomandimin, edhe pse përsëri them se nuk ka  dilemë politike në raport me faktin  se ne meritojmë ta fillojmë atë proces” – u shpreh Zv.Kryeministri për Eurointegrime, Bujar Osmani.

Dilema  për profilin e shtetit tonë për dhënien e datës për fillimin e bisedimeve nuk ka, ka  thënë Dimitrov. Ai pret nga BE të shpërblejë punën që ka bërë shteti jonë në dy vitet e fundit.

“Është e qartë se BE nëse dëshiron të përkrah lider të guximshëm dhe vizioner, politikë të kompromisit, zgjidhje të çështjeve të rënda, ndërtim të  demokracisë evropiane, duhet ta përkrah angazhimin tonë dhe të sillet vendim për fillimin e bisedimevve me BE-në. Nuk ka sinjal se ka ndonjë dilemë  rreth portofolit tonë. Biseduam për procesin dhe kohën kur do të ndodh sepse ka shumë faktor të jashtëm që ndikojnë në procesin e vendimit, mes tyre koha e vonshme e publikimit të raportit këtë vit dhe koha e shkurtër që Bundestagu të organizojë debat informues” – deklaroi Ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov.

Osmani dhe Dimtirov  në kuadër të takimeve dyditore në Berlin kanë informuar zyrtarët e Bundestagut për  reformat  e implementuara,  përmirësimin e raporteve me fqinjët pas nënshkrimit të Marrëveshejs së Prespës dhe për ecurinë e punëve drejt qëllimit final strategjik integrues. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)