Maqedoni
Amnistia për të dënuarit e “27 prillit”, Qeveria: Ivanov nuk ka kompetenca, neni 11 është shlyer
10.04.2019 18:05
Nga Qeveria mbeten në qëndrimet e tyre se presidenti në largim, Gjorge Ivanov...

Nga Qeveria mbeten në qëndrimet e tyre se presidenti në largim, Gjorge Ivanov, nuk ka të drejtë ligjore që të abolojë personat e gjykuar për dhunën e “27 prillit” në Parlament.
Qeveria përkujton se Ivanov nuk ka ingerenca për një gjë të tillë, pasi Gjykata Kushtetuese ka shlyer nenin 11 nga Ligji për falje dhe ka dallim të madh mes Ligjit për amnisti dhe kërkesës për abolim.
“Në sistemin tonë juridik nuk funksionon një instrument apo mundësi e tillë. Janë dy arsye pse nuk mund të kryhet procedurë për abolimin e tyre, e para se e njëjta duhet të kryhet vetëm përmes Ministrisë së Drejtësisë, ku nuk ka një ligj të tillë, ndërsa neni 11 nga Ligji për falje, i cili më herët i jepte mundësi kryetarit të shtetit në procedurat për falje, është shlyer. Dhe pengesa e dytë është fakti se kemi zgjedhje presidenciale dhe në këtë kohë nuk ekziston mundësi si të bëhet kjo falje”,- deklaroi zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski.
Për dhunën e “27 prillit” fillimisht u akuzuan 33 persona, 16 prej tyre u dënuan gjithsej me 211 vite burg, një u lirua nga akuzat, pjesa tjetër përfituan nga Ligji për amnisti, i cili u soll në Kuvend.
Aktualisht, 14 familje të të dënuarve për dhunën në kuvend kanë dorëzuar kërkesë për falje deri tek presidenti Ivanov.
FITIM KRYEZIU
