Botë
Grabitja në Rinas, opozita akuzon pushtetin për lidhje me krimin
10.04.2019 19:16
Grabitja e djeshme spektakolare e 10 milion eurove nga një avion që transportonte paratë e 4 bankave të nivelit të dytë drejt Austrisë...

Grabitja e djeshme spektakolare e 10 milion eurove nga një avion që transportonte paratë e 4 bankave të nivelit të dytë drejt Austrisë, ka ndezur debatin në Shqipëri se si mundën aq lehtësisht që autorët e dyshuar të hyjnë në pistë.
I vrarë në këtë grabitje mbeti organizatori i saj, Admir Murataj, i cili ka një histori grabitjesh edhe të mëhershme në kartelën e tij policore.
Policia është në kërkim të autorëve të tjerë, ndërsa deri më tani janë gjetur dy furgonë që dyshohet të kenë lidhje me ngjarjen.
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka lëshuar edhe 4 urdhër-ndalimi për zinxhirin komandues të personelit së sigurisë në aeroportin e Rinasit.
Për këtë ngjarje, opozita akuzoi autoritetet se për shkak të lidhjes së tyre me krimin, rendi dhe siguria kanë rënë.
Akuzave u është përgjigjur ministri i brendshëm, i cili tha se koncesionari i aeroportit nuk ka sinjalizuar në kohë Policinë e Shtetit.
LULJETA NDOKA
