Botë

Indi, humbin jetën 10 gra derisa hapnin një kanal për ujitje

10.04.2019 20:35

Të paktën 10 gra e kanë humbër jetën gjatë punimeve për hapjen e një kanali për ujitje në Indi...

Mediat lokale njoftojnë se gratë humbën jetën pasi u mbuluan nga një sasi e madhe e dheut.
 
Rreth 100 punonjës ishin angazhuar për hapjen e një kanali për ujitje në Narayanpet të Telanganit. Dhjetë gratë i mbuloi dheu derisa po pushonin ndërsa pesë të tjera arritën të shpëtojnë.
 
Trupat e grave u tërhoqën nën sasinë e madhe të dheut.