Botë
Sulmi terrorist, Zelanda e Re miratoi Ligjin e ri për armë
10.04.2019 21:11
Parlamenti i Zelandës së Re ka votuar për të ndaluar të gjitha llojet e armëve gjysmë-automatike dhe pushkët me shënjestrim...

Parlamenti i Zelandës së Re ka votuar për të ndaluar të gjitha llojet e armëve gjysmë-automatike dhe pushkët me shënjestrim, pas sulmeve të përgjakshme që kanë ndodhur në dy xhami në Kristçërç muajin e kaluar.
Projektligji i ri është miratuar me 119 vota në të mirë të tij, në më pak se një muaj pasi i dyshuari për kryerjen e vrasjeve, ka sulmuar dy xhamitë më 15 mars, duke lënë të vdekur 50 persona.
Projektligji pritet të kthehet në ligj më vonë gjatë kësaj jave, kur guvernatori i përgjithshëm ta nënshkruajë atë. Faza e dytë e ndryshimeve për armët pritet të ndodhë gjatë këtij viti dhe do të ngrisë pyetje rreth rregullave për regjistrim të armëve.
