Maqedoni
Parashikimi i motit
11.04.2019 09:04
Moti sot në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira....

Moti sot në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe reshje të lokale të shiut. Gjithashtu do të ketë bubullima në disa vende dhe do të fryjë erë e përforcuar.
Temperatura e mëngjesit do të sillet prej dy deri në 10 gradë, ndërsa ajo e ditës prej nëntë deri në 23 gradë Celsius.
Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm, me temperaturë të mëngjesit 9 gradë ndërsa e ditës do të arrijë deri 19 gradë.
Vazhdon periudha e motit të ndryshueshëm dhe jostabil, stuhisë dhe erës së përforcuar. Më shumë reshje priten të premten pasdite, gjatë natës dhe të shtunën, kur dhe do të ketë rënie të temperaturave.
