Berlini hoqi fusnotën për Kosovën
Pjesëmarrja e Republikës së Kosovës në konferencën e Berlinit, pa fusnotë , është një etapë e re për vendin”, ka thënë Ministri i Jashtëm në detyrë, Enver Hoxhaj....

Ai gjatë një interviste për mediat kosovare ka vlerësuar se kancelarja Merkel me konferencën e Berlinit ka treguar se Gjermania mbetet adresë e forte e Kosovës për në BE.
Ministri Hoxhaj i cili do të raportoj sot në seancën e rregullt të Këshillit të Sigurimit ka bërë të ditur se Kosova në OKB do të kërkoj njohje nga ato shtete të cilat deri më tani nuk e kanë bërë një gjë të tillë.
Ndërsa në muajin shtator, gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-se, sipas tij do të përqendrohen tek shtetet që për shkak të procedurave të brendshme po e vonojnë vendimin për njohjen e pavarësisë.
