Maqedoni

Tentoi të hynte me forcë, plagoset një person në Kazermën “Goce Dellçev”

11.04.2019 11:51

Një person është plagosur në kazermën “Goce Dellçev” në Shkup pasi ka tentuar që të hyjë dhunshëm në objektin ushtarak rreth orës 3 pas mesnatës...

Ministria e Mbrojtjes njofton se ushtari që ka qenë në roje, disa herë e ka paralajmëruar verbalisht personin, por pasi ai nuk është bindur, roja ka qëlluar dy herë në ajër.

“Personi edhe më tej i ka injoruar paralajmërimet ku në një nga gjuajtjet është goditur në thembrën e këmbës së djathtë. Konform procedurave i është dhënë ndihma e parë dhe është transportuar në spital. Menjëherë janë njoftuar organet kompetente hetuese”,– theksojnë nga Ministria e Mbrojtjes. "Policia ushtarake, MPB-ja dhe Prokurori Publik kanë dalë në vendngjarje. Të gjitha informacionet relevante dhe provat nga kjo ngjarje i janë dorëzuar organeve kompetente që janë duke punuar në zbardhjen e rastit”,– thuhet në komunikatën e Ministrisë së Mbrojtjes.