Maqedoni

Zgjedhjet presidenciale 2019, Siljanovska - Davkova mbajti tubim në Karposh

11.04.2019 13:00

Kandidatja për presidente, Gordana Siljanovksa Davkova...

Kandidatja për presidente, Gordana Siljanovksa Davkova, mbrëmë para qytetarëve të Karposhit premtoi se me ardhjen e saj në krye të presidencës, në rend të parë do të jenë interesat e qytetarëve dhe integrimi i vendit në BE. Problemet që i shkaktoi pushteti, sipas Siljanovskës, janë dobësi të cilën BE do ta marrë si arsye për të mos dhënë datë për fillin e bisedimeve. Akuzoi pushtetin se në emër të fqinjësisë së mirë ridizajnoi  historinë dhe kulturën e vendit tonë. 
 
“Ky vend momentalisht ka deficit serioz të demokracisë, e quajnë regjim hibrid. Kryeministri ynë është si Amon Ra, sepse ai nga punët komunale deri në ato gjyqësore i ka të koncentruara tek vetja. Për këtë gjithë kohën thonë: evropianizim, BE, NATO dhe kjo është alibi që ta fshehin sjelljen joshtetërore, jodemokratike, sepse frytet e punës së tyre nuk i shohim. Nga sundimi i ligjit as gjurmë as zë. Pa gjyqësor të pavarur nuk ka sundim të ligjit. Pa politikë me sistem të drejtë dhe moral nuk ka demokraci. Shpejt do të shohim raportin nga Komisioni Europian dhe do të shohim edhe njëherë  se do të marrin ndonjë formë interesante të pritjes së fillimit të bisedimeve. Kuptohet se kjo është dëshmi për paaftësinë e tyre që të ballafaqohen me sfidat në këtë kohë dhe t’i zgjidhin problemet e qytetarëve”,- tha kandidatja për presidente nga VMRO –DPMNE, Gordana Siljanovska Davkova.
 
Qytetarët në Maqedoni janë dëshpëruar nga gënjeshtrat e qeverisë së LSDM-së, por fundi i këtyre problemeve do të mbarojë më 21 prill dhe 5 maj, dhe koha e re fillon pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, tha kreu i VMRO-së, Mickovski. 
 
“Unë premtoj  nga Karposhi im se atë që do ta themi edhe do ta bëjmë. Nuk do të premtojmë shumë, sepse është e pamundur të zgjidhim gjithçka. E pamundur është 100% t’i zgjidhim problemet, sepse nuk mundemi. Por, premtoj se do të japim maksimumin,  çdo  ditë,  palodhshëm do të punojmë që t’ua zgjidhim shumicën e problemeve qytetarëve. Ky popull ka nevojë për njerëz të ndershëm dhe nuk ka kohë për njerëz si Zaev dhe Pendarovski”,- tha kryetari i VMRO-së, Hristijan Mickovski.
 
VMRO–DPMNE  në të ardhmen  e afërt do të punojë për jetë më të mirë, arsim të kualifikuar, shëndetësi dhe në çdo sferë që parashihet në platformën e kësaj partie, tha më tej Mickovski. 
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU