Botë

Londër, arrestohet Asange, bashkëthemeluesi i “Wikileaks”

11.04.2019 15:50

Bashkëthemeluesi i “Wikileaks”, Julian Assange, është arrestuar në ambasadën e Ekuadorit në Londër...

Ai është marrë në paraburgim në një stacion qendror të policisë në Londër, ku do të qëndrojë deri sa të paraqitet para Gjykatës së Magjistraturës së Westminsterit. 47-vjeçari është arrestuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës në Uestminster të dhënë më 29 qershor të vitit 2012, sepse nuk është paraqitur në terminin e parashikuar. Rusia e ka cilësuar arrestimin si procedurë që tregon se kjo procedurë ka treguar se “dora e demokracisë” e shtrëngon fytin e lirisë.