Putin tërheq paralele mes rastit të Krimesë dhe pavarësisë së Kosovës
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tërheq paralele mes rastit të Krimesë dhe pavarësisë së Kosovës.....

Putin ka deklaruar se procesi i pranimit të Krimesë si pjesë e Rusisë “do të jetë i gjatë dhe i mërzitshëm. Ai ka thënë se problemet e tilla mund të zgjidhen shpejt nëse ka vullnet politik, siç ka qenë rasti me Kosovën.
“U kam thënë partnerëve të huaj, por përgjigje nuk ka”, u ka thënë Putin pjesëmarrësve të forumit rinor “Seliger”, - raporton B92.
Sipas tij për ndarjen e Krimesë nga Ukraina kanë vendosur qytetarët, ndërsa në Kosovë për pavarësi ka vendosur parlamenti. Putin është zotuar se Rusia do të bëjë gjithçka të mundur që të zgjidhen të gjitha problemet në lidhje me Krimenë dhe që të mundësojë zhvillimin e saj ekonomik.
Por i pyetur nga mediat gjermane të komentoj një vlerësim të këtillë Kryeminsitri i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se një deklaratë e tillë është absurde.
“Askush nuk duhet ta harrojë gjenocidin e kryer në Kosovë. Mandej rastin e pavarësimit të vendit, që ishte një proces. Pavarësia jonë nuk ishte produkt i lëvizjeve seperatiste, por e një dëshire historike që kishin qytetarët e vendit. Pra, krahasimi me Krimenë është absurd”, ka theksuar Thaçi.
