Botë

Ushtria merr kontrollin, presidenti i Sudanit rrëzohet pas 30 vitesh pushtet

11.04.2019 19:08

Pas gati 30 vjetësh në pushtet, presidenti i Sudanit, Omar al-Bashir, është rrëzuar nga pushteti dhe është arrestuar...

Pas gati 30 vjetësh në pushtet, presidenti i Sudanit, Omar al-Bashir, është rrëzuar nga pushteti dhe është arrestuar, ka bërë të ditur gjenerali dhe ministri i mbrojtës, Ahmed Avad Ibn Auf.

OMAR al-Bashir është dërguar në një vend të sigurt, ndërsa kontrollin e vendin e ka marrë një këshill i përkohshëm ushtarak.

Ushtria deklaroi gjendje të jashtëzakonshme tremujore dhe për dy vjet do të qeverisë Këshilli ushtarak.

Edhe hapësira ajrore është e mbyllur për 24 orë. Dhjetëra mijëra sudanezë marshuan në qendrën e kryeqytetit Khartoumi, duke vallëzuar dhe kënduar me slogane anti-Bashir.

Protestuesit jashtë Ministrisë së Mbrojtjes thërrisnin “Ka rënë, kemi fituar”.

Protestat, të cilat shpërthyen në dhjetor, u shndërruan në sfidën më të madhe për tre dekadat e sundimit të Bashirit.