BE-RUSI

Baroso: BE e gatshme për masa të fuqishme kundër Rusisë

30.08.2014 13:39

Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, ka thënë se Bashkimi Evropian është i gatshëm të ndërmarrë “masa të fuqishme” kundër Rusisë për shkak të krizës në Ukrainë.....

Një një konferencë të përbashkët me presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko, sot në Bruksel, Barroso ka thënë se do t’iu propozojë shteteve anëtare një gamë të gjerë të opsioneve. Ai ka thënë se Bashkimi Evropian i mban dyert hapur për zgjidhje politike dhe se çdo shtrëngim i sanksioneve nuk ka për qëllim të përshkallëzojë krizën, por të shtyjë Moskën drejt negociatave.

Bashkimi Evropian nuk do një Luftë të re të Ftohtë, ka htënë Baroso duke shtuar se një skenar i tillë do të ishte i dëmshëm për Evropën. Ndërsa presidenti I Ukrainës Poroshenko, duke dënuar ndërhyrjen e Rusisë në Ukrainë, ka thënë se në vendin e tij tashmë ndodhen mijëra trupa të huaja.

Deklaratat janë bërë para takimit të Udhëheqësve te Bashkimit Evropian në Bruksel për të diskutuar sanksione më të fuqishme kundër Rusisë, për shkak të krizës në Ukrainë.