Maqedoni

Rastet e PSP-së, “Total” mban rekordin për shtyrje të seancave

12.04.2019 11:44

“Total”, “300”, “Lëndina 2 dhe 3”, “Dhuna në qendër”, “Toplik” dhe “Target – Fortesa”....

“Total”, “300”, “Lëndina 2 dhe 3”, “Dhuna në qendër”, “Toplik” dhe “Target – Fortesa”, janë lëndët e PSP-së që mbajnë rekordin për shtyrjen e seancave, tregon raporti i fundit i Speciales. PSP në raportin e fundit u ankua se 1 e 4 e proceseve që ka ngritur, kanë ngecur në labirintet e gjykatave.
 
“Total” mban rekordin me 7 seanca të shtyra nga 7 gjithsej të planifikuara, kryesisht për shkak të problemeve shëndetësore të ndonjërit prej palëve. “Fortesa 2” mban vendin e dytë me 5 gjykime të planifikuara e 5 të anuluara, për “Dhunën në Qendër” janë mbajtur 8 gjykime nga 10 të planifikuara, “Topliku” ka mbajtur 5 gjykime kurse 5 janë anuluar, në rastin “Target - Fortesa” nga 11 gjykime, 5 janë anuluar. 
 
Nga gjithsej 308 seanca të rasteve të PSP-së, të monitiruara nga shoqata “Të gjithë për gjykim të drejtë”, një e treta, apo 89 seanca kryesore janë anuluar. “300”, “Transportuesi” dhe “Lëndina 3”, sivjet kanë filluar nga fillimi gjykimin. Bisedimet mes partive se si duhet të ndiqen rastet korruptive në radhët e zyrtarëve të lartë, ndikojnë negativisht në perceptimin e qytetarëve për sundimin e shtetit ligjor.
 
Anketat e fundit tregojnë rënie të besuesmërisë ndaj PSP-së dhe gjyqësorit në përgjithësi. Stërzgjatja e proceseve gjyqësore të ngritura nga Specialja, po rrënojnë besueshmërinë se drejtësia vlen njësoj për të gjithë, edhe për ish funksionarët apo funksionarët aktualë.