Botë

Udhëtimi drejt Hënës, dështon misioni i anijes izraelite

12.04.2019 12:20

Anija e parë hapësinore me financim privat nuk ka arritur në fund ta çojë misionin e saj, pasi është përplasur në sipërfaqen e Hënën....

Sipas mediave ndërkombëtare, shkak i rrëzimit të anijes është bërë një defekt në motorin kryesor. Anija izraelite e quajtur “Beresheet”, u përpoq të ulet butësisht në Hënë, por pësoi problem teknik gjatë zbritjes së saj në sipërfaqen e Hënës.
 
Vetëm agjencitë hapësinore qeveritare nga ish-Bashkimi Sovjetik, SHBA-ja dhe Kina, kanë bërë ulje të suksesshme në Hënë. “Beresheet” ishte një projekt i përbashkët midis “SpaceIL”, një organizatë jo-fitimprurëse izraelite e financuar privatisht, dhe industrive hapësinore të Izraelit.