Maqedoni

Zgjedhjet Presidenciale 2019, Siljanovksa Davkova mbajti tubim në Kisella Vodë

12.04.2019 15:03

VMRO-DPMNE-ja dhe kandidatja e kësaj partie për presidente, Gordana Siljanovska Davkova....

VMRO-DPMNE-ja dhe kandidatja e kësaj partie për presidente, Gordana Siljanovska Davkova, janë ndalë në komunat e Shkupit, me një tubim kryesor në komunën e Kisella Vodës. Siljanovska dhe Mickovski kanë ftuar për një votë masive jo vetëm për të fituar Siljanovska - Davkova, por për ta deligjitimuar këtë politikë dhe për t’i shpallur më pas zgjedhjet e parakohshme parlamentare. 
 
“Në krizë është demokracia përfaqësuese edhe atë që nga viti 2008, sepse atëherë doli në pah se përfaqësuesit joçdoherë e përfaqësojnë popullin, por e përfaqësojnë vetveten. E ne këtij koncepti i themi koncept i huliganëve politikë dhe tirani e shumicës parlamentare, e kjo mund të shërohet përmes reformave të reja të demokracisë participale. Pse e them, se politikat e këtyre është deligjitimuar, sepse atë që e kanë bërë ndryshimin e emrit kushtetues të Republikës së Maqedonisë pa pasur legjitimitet për atë. Këtë ndryshim nuk ka të drejt askush ta bëjë nëse në programin zgjedhor nuk e ka paraqitur si program politik. Këtë që e kanë bërë këtë quhet “Teoria e Mandatit”, dhe sot, përveç krizës që kemi me demokracinë përfaqësuese, kemi edhe krizën e demokracisë kushtetuese”,- deklaroi kandidatja për presidente nga VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska Davkova.
 
Ndërsa lideri i kësaj partie, Hristian Mickovski, është përqendruar më shumë në politikat e Qeverisë dhe të Zoran Zaevit. 
 
“Thoshin se nuk ka drejtësi, nuk ka qetësi, e tani dua t’ia bëj një pyetje Pendarovskit, se a ka drejtësi tani kur gjykata na ka bindur se ajo me “Mirço Svinjarnikot” nuk ka ndodhur, ajo një euro për Vice Zaevin dhe eurot për kishën nuk ka ndodhur. Pendarovski, pyet mentorin tuaj se vallë a kanë ndodhur këto afera dhe nëse thotë se nuk kanë ndodhur, atëherë publikisht t’i kërkojmë falje. Në vitet e kaluara kemi biseduar se si fshatrat po na zmbrapsen, por tani nuk po flasim për fshatra, por po na zbrazen qytete të tëra, vetëm për vitin e kaluar kemi një numër se janë larguar plot 100 mijë qytetarë tanë”,- tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickovski.
 
Mickovski ka pohuar se nëse më datën 21 prill marrim një votë më shumë se LSDM, do ta thërrasim parlamentin që të shpallen zgjedhjet e parakohshme parlamentare.  
 
FITIM KRYEZIU