Maqedoni

Servisi Publik, debat me tre kandidatët presidencialë

12.04.2019 15:44

Servisi Publik ka ngritur standardet për përballje televizive të tre kandidatëve presidencialë....

Servisi Publik ka ngritur standardet për përballje televizive të tre kandidatëve presidencialë, duke organizuar debat me standarde botërore, si në aspektin vizual ashtu edhe atë konceptual, ndryshe nga përballjet e deritanishme televizive.
 
Tre programe, tre koncepte dhe tre pozicione, në përpjekje për të zënë ulësen e presidentit. Blerim Reka, Gordana Siljanovska - Davkova dhe Stevo Pendarovski kërkojnë votën e qytetarëve me motot “Reka për Republikën”, “Drejtësi për Maqedoninë, atdheu thërret” dhe “Bashkë përpara”. Sonte në orën 20 e 45 minuta ata do të shpalosin pozicionet dhe konceptet e tyre para shikuesve tanë. 
 
GYLTENE SINANI