Maqedoni
Derkovski: raportet financiare janë dorëzuar me kohë. KShZ: të dhënat do të merren edhe nga vendvotimet
12.04.2019 17:38
Raportet financiare mbi shpenzimet, organizatorët e fushatave zgjedhore për zgjedhjet presidenciale dhe lokale...

Raportet financiare mbi shpenzimet, organizatorët e fushatave zgjedhore për zgjedhjet presidenciale dhe lokale i kanë dorëzuar me kohë, njoftoi kryetari i KShZ-së, Oliver Derkovski. Raportet origjinale të tyre do të publikohen në ueb faqen e Komisionit.
“Kandidatët i kanë dorëzuar raportet financiare në kohë, por nuk kishim mundësi teknike që t’i publikojmë ato tani në ueb faqen e Komisionit, nuk kishim mundësi teknike. Gjatë ditës disa prej raporteve janë dërguar nëpërmjet postës, besoj se gjatë ditës do t’i dorëzojnë në arkivin e KShZ-së, pra me kohë i kanë dorëzuar”,- tha kryetari i KShZ-së, Oliver Derkoski.
Me qëllim që të rritet transparenca, efikasiteti dhe shpejtësia e publikimit të rezultateve zgjedhore, KShZ në këto zgjedhje do të zbatojë një procedurë të re, praktikisht përveç nga komisionet komunale zgjedhore në formë elektronike rezultatet dhe procesverbalet do t’i marrë edhe nga vetë vendvotimet.
“Këto do të jenë rezultatet nga procesverbali numër 16, drejtpërdrejt nga vendvotimet, pas përpilimit dhe nënshkrimit të atij procesverbali. Theksoj se procesverbalet për rezultatet edhe nga vendvotimet edhe nga komisionet komunale në përputhje me ligjin janë dokumente publike dhe ata pas nënshkrimit i marrin edhe përfaqësuesit e autorizuar të kandidatëve”,- tha anëtari i KShZ-së, Boris Kondarko.
KShZ njoftoi se të enjten do të merren materialet zgjedhore nga shtypshkronja “Kiro Dandar” në Manastir. Të enjten do të fillojë shpërndarja e materialeve deri te të gjitha komisionet zgjedhore nëpër komuna.
Ndërkohë, për monitorim të procesit zgjedhor deri më tani janë paraqitur 3815 persona, prej të cilëve 3094 janë vendorë dhe 423 janë ndërkombëtarë.
NAIM RAMADANI
