Maqedoni

Procesi i Berlinit, tregimet e suksesshme patjetër të shpërblehen

12.04.2019 18:33

Fqinjësia e mirë, shkëmbimi i qëndrimeve dhe përvojave në raport me përforcimin e bashkëpunimit rajonal...

Fqinjësia e mirë, shkëmbimi i qëndrimeve dhe përvojave në raport me përforcimin e bashkëpunimit rajonal dhe zgjidhja e çështjeve të hapura ndërshtetërore, kanë qenë temë e bisedimeve në ditën e dytë të takimit të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të Procesit të Berlinit. 
 
Në këtë drejtim, ministri i jashtëm Dimitrov ka prezantuar storien e arritjes së marrëveshjes se vendit me Greqinë dhe Bullgarinë, ndërkohë është shprehur se Maqedonia e Veriut meriton vendim për hapjen e bisedimeve për integrim.
 
“Ishte ditë e  frytshme  dhe interesante.  Mes tjerash, theks të veçantë pati edhe ajo se çka mund të bëjë BE, me një konkluzë konsensuale, se tregimet e suksesshme patjetër të shpërblehen dhe kur vendet e Ballkanit Perëndimor kanë rezultatet, duhet të kenë  mirënjohje në pjesën e proceseve euro-integruese  nga ana e BE-së”,- tha ministri i jashtëm, Nikolla Dimitrov.
 
Në suaza të udhëheqjes kosovare me Fondin e Ballkanit Perëndimor, është mbajtur konferencë  ministrore për këtë iniciativë,   ku janë shqyrtuar mundësitë për shfrytëzimin efektiv të këtij fondi për vendet e Ballkanit Perëndimor.
 
Samiti i Procesit të Berlinit  do të mbahet më 5 korrik në Poznan të Polonisë, me çka ministrat e jashtëm  pjesëmarrës në këtë takim kanë shprehur pritshmëritë e tyre nga samiti i Procesit të Berlinit, që njihet si proces përgatitës i vendeve aspirate për integrim në BE.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU