Botë

Pakistan, 16 të vrarë e 12 të lënduar

12.04.2019 19:41

Së paku 16 persona janë vrarë dhe rreth 12 janë plagosur pas një shpërthimi në jug-perëndim të Pakistanit...

Lënda shpërthyese ishte i vendosur në një veturë e cila gjendej e parkuar pranë një tregu.

Në mesin e viktimave janë edhe dy fëmijë ndërsa disa fëmijë kanë mbetur të plagosur.

Sulmi kishte në shënjestër pjesëtarët shiit të komunitetit Hazara.

Askush deri në tani nuk e ka marrë përgjegjësinë, por sulme të ngjashme në të kaluarën janë ndërmarrë nga grupet ekstremiste sunit.

Jam Kamal Khan, një zyrtar i lartë i rajonit ku ndodhi sulmi, tha se “armiqtë e njerëzimit janë prapa këtij akti terrorist”.