Liberalizimi i tregut energjetik sjell më shumë oferta
Liberalizimi i tregut të energjisë elektrike në Maqedoni është i mirë dhe do të mundësoj konkurrencë cilësore në vend........

Liberalizimi i tregut të energjisë elektrike në Maqedoni është i mirë dhe do të mundësoj konkurrencë cilësore në vend, por i njëjti liberalizim nuk do të sjellë ulje të madhe të çmimeve të energjisë elektrike për amëvisritë, konstatojnë njohësit e çështjeve energjetike.
Bilall Kasami është i mendimit se, efektet pozitive dhe përfitimet më të mëdha nga ky liberalizim në shumicën e rastëve do ta shijojnë kompanitë e mesëme dhe të vogëla që furnizohen me sasi të mëdha të energjisë elektrike, e jo amvisritë.
“Mendoj se në këtë fazë kur qytetarët dhe konsumatorët të thjeshtë që do të kyçën në proçesin e liberalizimit të energjisë elektrike edhe ata do të përfitojnë, por përfitimi nuk do të jetë ashtu siç ishte për kompanitë të cilat përfituan çmime të ulta të energjisë elektrike.Në koncept çdo liberalizim,çdo treg i lirë është më efikas, më efiçent se një tregë jo konkurent apo një tregë i monipolizuar siç ishte tregu i energjisë elektrike në Maqedoni....” - tha Bilall Kasami-Profesorë universitar.
Megjithse çmimi i energjisë elektrike për amvisritë pritet të mbetet i njëjt, me liberalizimin e tregut energjetik, pritet që kompanitë tu japin qytetarëve oferta dhe paketa të ndryshme rreth pagesës së faturave.
Ndërkohë, kompania më e madhe e energjisë elektrike në vend EVN, veç më ka filluar me përpilimin e ofertave promovuese për konsumatorët. Ata vlerësojnë se liberalizimi i tregut do të mundësojë cilësi më të mirë të energjisë elektrike.
“EVN dhe ekipet e saja janë duke punuar në prodhimin e disa produkteve të reja dhe naturisht se ne kemi sjellur një zbritje të çmimit të energjisë elektrike për më pak se 40 %.Të gjith konsumatorët që do të futen në këtë fazë të tregut do të kenë zbritje të energjisë elektrike. Pa dyshim se do të parashtrohet pyetje përse tani?Jo kjo nuk do të thotë se ne tani i kemi bërë këtë ndryshim të zbritjes së çmimit mirpo vetë liberalizimin e tregut lejon të bëjmë këtë ndëryrje në zbritje të çmimit...” – deklaroi Vlera J. Gjakova –EVN-Macedonia.

Komisioni Rregullator për Energjetik në bazë të bursës së derivateve e vendos çmimin njëvjeçar të energjisë elektrike.
Nga një janari i vitit të ardhëshëm, tregu i energjisë elektrike do të mundësojë të futen në këtë biznes edhe 9 kompani të tjera energjetike. 15 nënëtori është afati i fundit deri kurë qytetarët do të pronocohen se nga cila kompani do të blejnë energji elektrike. (Rexhep Qamili, TVM2)
