Botë

Izrael, partia e Netanjahut i ka fituar zgjedhjet

12.04.2019 20:13

Partia Likud e kryeministrit, Benjamin Netanyahu, ka fituar më së shumti ulëse në parlament...

Partia Likud e kryeministrit, Benjamin Netanyahu, ka fituar më së shumti ulëse në parlament, në zgjedhjet e përgjithshme të 9 prillit në Izael, ka bërë të ditur Komisioni Zgjedhor.

Në bazë të një marrëveshjeje koalicioni, partia Likud dhe aleatët e saj do të kenë një shumicë prej 65 votash në parlamentin me 120 vende të Izraelit.

Kjo i mundëson Netanyahut të zgjidhet për herë të pestë kryeministër i Izraelit.

Netanyahu dhe partia e tij Likud kishin për rival partinë e “Bardhë e Blu” të kryesuar nga Benny Gantz. Një faktor i rëndësishëm në fitoren e Netanjahut ishte pjesëmarrja e ulët në mesin e banorëve arabë të Izraelit, që ishte nën 50 për qind.

Shumë arabë bojkotuan zgjedhjet në shenjë proteste ndaj asaj që ata perceptojnë si politika anti-arabe të Netanjahut.

Në një fjalim menjëherë pasi dolën Netanyahu tha se do të formojë një qeveri të djathtë dhe do të jetë kryeministër i të gjithëve.