IN MEMORIAM, ndërroi jetë ish kryetari i Komunës së Tetovës, Alajdin Demiri

13.04.2019 12:44

Pas një sëmundje të shkurt]r sot në moshën 65 vjeçare ka ndërruar jetë Alajdin Demiri...

Ish kryetari i Komunës së Tetovës Alajdin Demiri, vdiq mbrëmë në moshën 65 vjeçare pas një sëmundjeje të shkurtër.

Demiri u lind më 19 dhjetor të vitit 1954 në Tetovë. Ka studiuar sociologji në Sarajevë prej vitit 1973 deri vitin 1977.

Ka punuar si gazetar në redaksinë e gjuhës shqipe në Radio Televizionin e Maqedonisë, ka qenë profesor në shkollën e mesme, si dhe i punësuar në bibliotekën e qytetit.

Ish kryetari i komunës së Tetovës u dënua me dy vjet burg në vitin 1998 së bashku me kryetrain e komunës së Gostivarit për shkak të vendosjes së famurit kombëtar shqiptar para ndërtesës së Komunës. U lirua me amnisti.

Më vonë ishte ambasador i Maqedonisë në Zvicër. Prej vitit 2001 ka punuar në Universitetin e Evropës Juglindore , ku si drejtor i Bibliotekës “Maks van der Shtul” u pensionua në vitin 2019, ndërsa nga viti 1995 përfshihet në politikë, në Partinë për Prosperitet Demokratik.

Më vonë, në vitin 1997, si kandidat i Partisë Demokratike Shqiptare, bëhet kryetar i komunës së Tetovës.

Ai e kryeu këtë funksion  funksionin deri vitin 1998. Viteve të fundit për opinionin u bë i njohur si analist.