Kim Jong-Un i gatshëm të takohet me Trumpin, por me një kusht

13.04.2019 13:07

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un ka thënë se ai do të merrte pjesë....

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un ka thënë se ai do të merrte pjesë në një samit të tretë me presidentin amerikan, Donald Trump, por vetëm nëse SHBA-ja do të kishte “qëndrimin e duhur”.

Media shtetërore verikoreane raportoi se gjatë një fjalimi Kim Jong-un i bëri thirrje Trumpit që të punonte për një marrëveshje e cila do të ishte “e drejtë” dhe e “pranueshme” për të dyja shtetet.

Dy udhëheqësit fillimisht ishin takuar në Singapor vitin e kaluar. Megjithatë, në samitin e dytë që u mbajt në muajin shkurt në Hanoi të Vietnamit, dy liderët nuk arritën ndonjë marrëveshje sa i përket denuklearizimit të Gadishullit Korean. Presidenti Trump kishte deklaruar se zyrtarët verikoreanë kanë kërkuar heqjen e sanksioneve ekonomike, në këmbim të shkatërrimit të vendeve bërthamore, gjë që e shtyri presidentin amerikan që të largohej nga takimi.