Zgjedhjet presidenciale dhe lokale, Shehu: KSHZ e gatshme për votimet me 21 prill

13.04.2019 14:24

KSHZ është tërësisht gati të organizoj procesin zgjedhor të 21 prillit.....

KSHZ është tërësisht gati  të organizoj procesin zgjedhor të 21 prillit. Nënkryetarja e KSHZ-së Ditmire Shehu, në intervistën javore në TVM-2,  tha se deri tani janë kryerë të gjitha parapërgaditjet e nevojshme dhe për këto zgjedhje janë zgjidhur të gjitha problemet me votuesit me të njëjtën adresë të banimit dhe votuesit fiktivë.

“KSHZ në vazhdimësi punon në ngritjen e besimit të qytetarëve  si në listën zgjedhore ashtu dhe në punën e përgjithshme të KSHZ-së  sa u përket votuesve fiktivë. Dua të theksoj se në listën zgjedhore ndodhen shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilat i plotësojnë kushtet të jenë votues konformom  Kodit Zgjedhor” – tha nënkryetarja e KSHZ-së, Ditmire Shehu.

Shehu thotë edhe se  ka  bashkëpunim mes  institucioneve për organizimin e zgjedhjeve.

“KSHZ është në komunikim permanent me të gjithë institucionet të cilat janë të lidhura ngushtë me procesin zgjedhor,  siç janë MPB, MPJ . Gjithashtu me qeverinë kemi një bashkëpunim korrekt, por këtu mos lemë anësh dhe organizatat e huaja ndërkombëtare të cilat në vazhdimësi na ndihmojnë dhe kontribuojnë në punën tonë” – tha Shehu.  

Shehu njëkohësisht informon se votuesit e 82 vendvotimeve të mbyllura më 21 prill do të transferohen për të votuar në vendovotimet më të afërta.

Përveç zgjedhjeve presidenciale , më 21 prill do të mbahen  edhe zgjedhje lokale në 3 komuna në Dibër, Ohër dhe Novo Sellë. (Rexhep Qamili, TVM2)