AMNESTY INTERNESHËNËLL

AI: Serbia dhe Kosova të hetojnë rastet e të zhdukurve

30.08.2014 14:57

Organizata për të drejtat e njeriut “Amnesty Interneshënëll” u ka bërë thirrje Serbisë dhe Kosovës që të kryejnë hetime të shpejta, të pavarura dhe efektive kundër të dyshuarve për zhdukjet dhe rrëmbimet me forcë, të kryera para, gjatë dhe pas luftës në Kosovë në vitin 1999.......

Thirrja e “Amnesty Interneshënëll”  vjen në Ditës Ndërkombëtare të Personave të Pagjetur, me çrast kjo organizatë thekson se dhe 15 vjet pas luftës, rreth 1,700 persona figurojnë të zhdukur.

Organizata kujton se edhe në Bosnjë 7mijë e 800 njerëz vazhdojnë të llogariten të zhdukur, si dhe në Kroaci 2 mijë e 200.

Familjet e të pagjeturve u bëjnë vazhdimisht thirrje autoriteteve që të shtojnë përpjekjet për zgjidhjen e këtij problemi humanitar.