Zgjedhjet presidenciale 2019, Pendarovski mbajti tubim në Gazi Babë

13.04.2019 15:27

Kandidati për president nga LSDM dhe koalicioni qeverisës, Stevo Pendarovski....

Kandidati për president nga LSDM dhe koalicioni qeverisës, Stevo Pendarovski, mbajti mbrëmë tubim në Gazi Babë të Shkupit. Koncepti im si president i ardhshëm i shtetit ëstë që ne të pajtohemi njëherë brenda nesh si shoqëri tha ai.

Pas pajtimit të brendshëm dhe me dyrt e hapura të NATO-d dhe BE-së, mund të hapërojmë drejt ardhmërisë së sigurtë për ne dhe rininë tonë, tha Pendarovski.

“E dini që nuk ekziston asnjë shtet që mund të zgjidhë problemet e  veta me natyrë kryesisht ekonomike e sociale, nëse nukë shtë pjesë e Bashkimit Europian. Për këtë arsye ne morrëm përgjegjësinë mbi supe dhe sollëm vendime vëretë të vështira. Sepse në ato momente nuk menduam për rejtingun politik por u kujdesëm për të ardhmen e Republikës së Maqedonisë së Veriut.  Kundërkandidatja Gordana Siljanovska dhe VMRO DPMNE nuk kanë asnjë plan përveç kthimit pas, për shkak të pasurimit kriminel të personave të caktuar e kjo ëstë arsyeja që ata duhet ti lënë të tjerët që mendojnë për të mirën e qytetarëve, të ecin përpara. Unë si president do të mbroj interesat e çdo qytetari pa marë parasysh përkatësinë e tij etnike,  fetare, nacionale apo përkatësinë politike. Në çdo deklaratë apo vemrim timin, do të reflektohet realiteti  multietnik  i shtetit sepse vërtetë kam ndërmend të jem president i të gjithë qytetarëve sepse vetëm kështu hapërohet përpara.

Jemi shumë afër për marrjen e datës për fillimin e negociatave me BE në, dhe për këtë u pajtuan të gjithë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ne duhet ti ndërpresim  bisedat për historinë, për përmendoret për të cilat u investuan shumë para dhe ka ardhur koha që përfundimisht paratë t’ua destinojmë qytetarëve. Nëse na përkrahni neve do investoni në të ardhmen, sepse kundërshtarët tanë politik ende përdorin retorikën nacionaliste të shekullit të nëntëmbëdhjetë” - tha kandidati për president i LSDM-së dhe koalicionit, Stevo Pendarovski në tubimin në Gazi Babë.

Sipas tij  të arriturat e deritanishme nuk guxojmë në asnjë mënyrë ti  rrezikojmë.

“Ne nuk guxojmë të luajmë me fatin e vendit tonë, tani kur jemi në rrugën e vërtetë. Marrëveshja e Prespës dhe vendimet tona të guximshme hapen perspektivat euroatlantike të vendit, që sjellin progres në sferën e ekonomisë, vende të reja të punës, paga më të larta, gasifikim, rrugë të reja, çmime më të larta blerëse për prodhimet bujqësore dhe zhvillim në çdo aspekt. Prandaj motoja e LSDM së është të vazhdojmë të gjithë përpara”, - deklaroi Pendarovski.

Mbështetje për numrin 3 ka kërkuar në Kërçovë edhe Lideri i BDI-së Ali Ahmeti, i cili tha se pjesa dërmuese e shqiptarëve kanë qenë për president konsensual sepse shqiptarët janë ata që e kanë kuptuar njërin nga parimet kryesore të  Marrëveshjes së Ohrit, demokracinë konsensuale.

Lideri i BDI- Ali Ahmeti porositi qytatarët e Kërçovës se me mbështetjen e kandidatit konsensual dhe këtij programi vendin e pret një e ardhme më e mirë. (Besim Abdullahu, TVM2)