Zbulimi i hershëm i kancerit në rektum, specialistët Botërorë debatojnë në Shkup
Në Maqedoni nuk ka një numër të saktë të të sëmurëve nga kanceri....

Në Maqedoni nuk ka një numër të saktë të të sëmurëve nga kanceri. Kanceri në rektum po sulmon viteve të fundit edhe të rinjtë. 3700 raste vdekjesh anë regjistruar vitin e kaluar nga kanceri në zorrën e trashë.
Ekspertët thonë se sëmundja luftohet më mirë me zbulim të hershëm. Specialistët më të mirë të kësaj fushe nga e gjithë bota janë mbledhur në Shkup në konferencën e organizuar nga spitali “Acdibadem Sistina”.
“Spitali klinik “Acibadem Sistina” gjithmonë është përpjekur të krijoj sistem funksional dhe të integruar. Kemi arritur ta integrojmë mendimin shkencor dhe zbulimet e fundit shkencore me atë që quhet punë efikase dhe organizim të spitaleve dhe shtëpive të shëndetit” – tha Jana Marin nga “Acibadem Sistina”.
“Besoj se këto përvoja që do të shkëmbehen këtu do të implementohen në të gjitha institucionet e vendit tonë,ndërsa në si ministri e Shëndetësisë do të vazhdojmë edhe më tutje të investojmë në programet, parasegjithash në FOB testin që jep rezultate të shkëlqyeshme në zbulimin e hershëm të kësaj sëmundje, shërimin e plotë dhe kuptphet uljen e shpenzimeve për kurim” – u shpreh ministri i Shëndtësisë, Venko Filipçe.
150 Mjekë specialist dhe përfaqësues te asociacioneve dhe organizatave të ndryshme për kancer do të shkëmbejnë përvojat për të gjetur opsionet më të mira për trajtim të kancerit në rektrum. (Besim Abdullahu, TVM2)
