Zgjedhjet presidenciale 2019, Siljanovska Davkova mbajti tubim në Prilep

13.04.2019 16:40

Zbatimin e drejtësisë, respektimin e ligjeve dhe kushtetutës....

Zbatimin e drejtësisë, respektimin e ligjeve dhe kushtetutës për hir të qytetarëve që të gjithë të ndjehen të barabartë para tyre.

Ishin disa nga zotimet e kandidates për presidente Gordana Siljanovska Davkova para qytetarëve të Prilepit. Nëse drejtësia nuk ekziston në realitet, atëherë kushtetuta dhe ligjet janë vetëm një dekor, theksoi Siljanovska Davkova.

“Besoj se është më shumë se një inkurajim që të përpiqeni ti ndryshoni gjërat, jo për shkak meje , ndoshta jo edhe për partinë e cila më ka mbështetur dhe partitë tjera, por për qytetarët. Pasiqë drejtësia, ligjet dhe kushtetuta ekzistojnë për qytetarët, jo për tu deklaruar para BE-së se kemi kushtetutë dhe ligje, por kur drejtësia nuk ekziston në realitet atëherë kushtetuta dhe ligjet janë një dekor i thjeshtë. Ne konsiderojmë se kjo nuk është e mjaftueshme dhe do të bëjmë gjithçka që ti jetësojmë, që ti zbatojmë që të gjithë të jemi të barabartë para tyre, të mos ketë revanshizëm politik, të mos ketë drejtësi selektive, por të ketë sundim të drejtësisë e jo sundim të një grupi oligarkësh të cilët shfrytëzojnë Marrëveshjen e Prespës dhe e shfrytëzojnë marrëveshjen me Bullgarinë që të bëhen më të pasur. Kuptohet se kjo është alibi i tyre.” – tha kandidatja për president, Gordana Siljanovska – Davkova.

Ndërkaq kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski akuzoi pushtetin se nuk kanë përmbush premtimet e dhëna, andaj sipas tij LSDM do të humbasë zgjedhjet sikurse në rrethin  e parë ashtu edhe në të dytin.

Sipas Mickovskit fitorja e VMRO-së në presidenciale do të sjellë edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Kot i keni anketat e porositura, kot i keni gjitha ato statuse në facebook. Anketën e vërtetë do ta ndëgjoni më 21 prill, do ta ndëgjoni, ti Pendarovski por edhe ti Zaev. Kemi shansin historik që kësaj gjenerate të maqedonasve t'ua kthejmë amanetin në realitet,  sërisht të kthejmë shtetin nga hiri, atë hi që do të na e lënë ata të LSDM-së në krye me Zoran Zaevin. Ju kujtohet se premtonin drejtësi dhe paqe, premtonin jetë, ndërkaq sollën ferrin në Republikën e Maqedonisë. Prilepin e shëndruan në qytetin më të pasigurtë në Republikën e Maqedonisë. Ky është realiteti këtu, por fundi po ju vjen. Po shkoni në pension të merituar politik, që nuk do ta keni të qetë pasiqë do të jepni llogari nga fillimi deri në fund  për të gjithë krimin që keni bërë.” – u shpreh Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.

Mickovski para banorëve të Prilepit theskoi rëndësinë e procesit eurointegrues. Sipas tij kjo rrugë përshkohet  vetëm duke respektuar historinë, himnin dhe flamurin. (Meral Ismaili, TVM2)