Hapja e bisedimeve me BE-në, Vajgëll: Të hapen në qershor, pjesa tjetër varet nga RMV
Raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian, Ivo Vajgëll....

Raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian, Ivo Vajgëll, në një intervistë Ekskluzive për TVM, u shpreh optimist për rrugën integruese të Maqedonisë së Veriut.
Vajgëll thotë se anulimi i fillimit të negociatave sipas afatit të premtuar në muajin qershor, do të thotë një goditje e fortë jo vetëm për Maqedoninë e Veriut dhe qeverinë e saj por edhe per stabilitetin në rajon. Potencoi gjithsesi se formula për sukses janë reformat.
“Maqedonia e Veriut duhet të përkrahet në baze të të ariturave të saj , ketu nuk duhet të ketë ndonjë pengesë që disa vende tjera kandidate kane ngecur me performansat e tyre të pritura. Ne do të mbetemi me qendrimin tone ne Parlamentin Evropian që te japim nxitje dhe mbeshtetje që këto bisedime të fillojne në qershor, ndersa rrjedha e mëtutjeshme e bisedimeve do te varet nga rezultatet dhe aritjet e shtetit tuaj i cili duhet të dëshmojë se me të drejtë është candidate për anëtarësim. Maqedonia seriozisht punon ne reformat, ende ka kohë që të punohet me to, por ajo që eshtë e papranueshme, është nëse ne heqim dorë nga parimi i vlerësimit te kandidatëve që disa shtete e perdorin për te treguar se janë të përmbajtur per procesin e zgjerimit të BE-së” – tha raportuesi për RMV-në në PE, Ivo Vajgëll.

HAHN: RMV DHE SHQIPËRIA, SHEMBULL PËR RAJONIN
Eurokomisarit për zgjerim, Johanes Hahn vlerëson ndërkohë se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë shembull për rajonin. Ai tha se vendet anëtare të BE-së do ta vlerësojnë progresin e Maqedonisë duke mos përjashtuar mundësinë për dhënien e datës për bisedime me BE-së që në qershor.
“Ballkani Perëndimor ka dritaren e hapur për mundësitë e vërteta. Megjithatë, anëtarësimi në BE është sfidë e rëndë e cila kërkon përpjekje të forta dhe të përbashkëta. Ka shumë punë për të bërë. Vendet e ardhshme anëtare duhet t’i respektojnë vlerat e BE-së dhe të punojnë në pajtim me to, duke mos harruar edhe bashkëpunimin rajonal”, ka shtuar eurokomisari për zgjerim, Johanes Hahn. (Besim Abdullahu, TVM2)
