Të shtëna me armë në Londër, sulmohet një makinë e ambasadës ukrainase

13.04.2019 18:18

Ambasada e Ukrainës në Londër ka thënë se policia ka hapur zjarr ndaj një personi....

Ambasada e Ukrainës në Londër ka thënë se policia ka hapur zjarr ndaj një personi, i cili me makinën e tij goditi të paktën dy herë një makinë të ambasadës.

Në një deklaratë të postuar sot nga ambasada, thuhet se një person është arrestuar nga policia, edhe pse është ende e paqartë nëse i arrestuari është plagosur. Asnjë pjesëtarë i stafit të ambasadës nuk është lënduar nga ky incident, thuhet në deklaratë.

Ambasada e Ukrainës tha se makina që është goditur është makina zyrtare e ambasadorit, e cila ishte parkuar pranë ambasadës. Deri më tani, policia në Londër nuk ka dhënë asnjë detaj mbi këtë incident.