MAQEDONI

Përmes masave qeveritare janë punësuar 6 868 persona

30.08.2014 15:06

Nëpërmjet programeve dhe masave aktive të punësimit që nga fillimi i vitit deri tani jan realizuar 6 mijë e 868 punësime, njoftoi Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Dime Spasov...

Nëpërmjet masave që janë pjesë e planit operativ, jan arritur 3 mijë e 630 punësime ndërsa përmes masave për lehtësim përmes kontributeve të punësimit për të rinjtë jan arritur 3 mijë e 238 punësime.

“Në tetë muajt e parë të vitit 2014 kemi mbi 2.700 punësime mëshum se numri I përgjithshëm i të punësuarëve nëpërmjet masave aktive për punësim gjatë gjithë vitit 2013, pra një rritje të vendeve të reja të hapura përmes masave dhe politikave aktive për 65 për qind në krahasim me vitin e kaluar, Si masa të suksesëshme që japin rezultate të dukshme I prinë masa për lirm nga pagesa e sigurimit social për 12 muaj, për punësimin e të rinjve me të cilën jan realizuar 3 mijë e 238 punësime ,me subvencionim punësimi ka më shumë se 638, me trajnim në punëdhënës të njohur jan 138 vendeve pune” – deklaroi Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Dime Spasov.

Deri në fund të vitit përmes kësaj mase pritet që të përfshihen 700 të papunë.

“Dua të inkurajojë dhe informojë kompanitë private që të shfrytëzojnë masën për trajnimin e punëdhënësit të njohur, për të punësuar dhe trajnuar punëtorë të rinj. Konkursi është i hapur deri në zënjen (shterimin) e vendeve të lira” – u shpreh Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Dime Spasov.

Përmes kësaj mase, personat qe jan në trajnim marrin trajnim në kushte realë tek punëdhënësin marri nnga 5,700 denarë në muaj për 3 muaj rradhazi ndërsa ndërsa kompania merr 25,000 denarë për mentorim dhe shpenzimet Politika e hapjes së vendeve të reja dhe zvogëlimin e papunësisë, sipas tij, është angazhimi kryesor dhe më i rëndësishëm i Qeverisë. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)