“Slice life” hap zyrën e tretë në RMV, Sela: Mundësi e re për punësimin e të rinjëve
“Slice Life”, ndërmarrja e re amerikane e përuroi zyrën e tretë në Maqedoni....

“Slice Life”, ndërmarrja e re amerikane e përuroi zyrën e tretë në Maqedoni.
Tashmë numri i të punësuarve arrin në 400, sipas parashikimeve deri në fund të vitit 2019 do të jetë 600 për të arritur në 1000 të punësuar deri në vitin 2020.
“Slice Life” ka zyra në Nju Jork, Dibër, Ohër dhe Belfast.
Me qëllim që t'i nxitë të rinjtë të kryejnë arsim të lartë, kompania nënshkroi Memorandum bashkëpunimi me Fakultetin e Shkencave Informatike pranë universitetit Shën Kirili dhe Metodi, Universitetin e Tetovës dhe Universitetin e Evropës Juglindore.
Ky bashkëpunim, do të mundësojë edhe formimin e kuadrove që i nevojiten kompanisë për zhvillimin dhe zgjerimin e saj të mëtutjeshëm.
Me ekipin jashtëzakonisht të talentuar të Maqedonisë, jemi të gatshëm të përballemi me sfidat e reja, ndërsa me synimin për vijim të punësimeve, vizioni ynë është që shumë shpejt të bëhemi njëri nga punëdhënësit më të mëdhenj në vend.
