Fati i PSP-së, Kallajxhiev: Partitë afër marrëveshjes për PSP-në

14.04.2019 13:48

Pushteti dhe opozita vazhdojnë të kenë qëndrime të ndara rreth fatit të Prokurorisë Speciale....

Pushteti dhe opozita vazhdojnë të kenë qëndrime të ndara rreth fatit të Prokurorisë Speciale.  Edhe pas takimit të katërt të dyja palët kanë pohuar se janë larg harmonizimit të qëndrimeve dhe se dallimet thelbësore mbeten. 

Por analisti, Gordan Kallajxhiev thotë se të dyja palët janë shumë pranë vendimit final, vetëm nuk duan ta bëjnë të ditur këtë gjë për opinionin.

“Në thelb ata  janë më afër sesa ajo që duket në opinion.  Palët në  dialogun që ka të bëjë  fatin e PSP-së, janë shumë afër një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët. Ashtu së paku flasin informacionet, por kjo zgjidhje po mbahet larg opinionit. Mendoj se pika dhe pyetja kryesore ka qenë dhe mbetet fati dhe transformimi i PSP-së. Prokurorinë e rregullt, me një shkallë të caktuar të autonomisë së veprimit, që do ta ndihmonte atë  të ketë fuqi vendim-marrëse në lidhje me gjykimet e disa rasteve për krime të rënda. Ndërsa pikat tjera siç janë: afati i dëshmive, dhe hetimet të cilat janë në procedure, as që janë pjesë e diskutimit të ligjit aktual  dhe të njëjtat duhet ti lihet praktikës aktuale gjyqësore”  - thotë profesori universitarë, Gordan Kallajxhiev.     

KALLAJXHIEV: DUHET TË RUHEN KAPACITETET E PSP-SË

 Profesori Kallajxhiev, vlerëson se kapacitetet e PSP duhet të ruhen si të tilla.   

“Nuk ka asnjë dilemë se kapacitetet e PSP duhet të ruhen, ndërsa në pyetjen se a do të fuzionohet e njëjta në kuadër të Prokurorisë Publike, dhe me pjesën tjetër të sektorit për krim të organizuar, mund të jetë si një zgjidhje e kohës, por tani për tani nuk ka vullnet politik, por as në aspektin organizativ dhe kadrovik që kjo të realizohet.”  - shprehet Kallajxhiev.

Sipas Kallajxhievit,  me rëndësi është se PSP ka qenë e para e cila e ka zbatuar ligjin e ri në lidhje me procedurën penale, me çka ka dëshmuar se prokuroria po zhvillon kapacitetet e saja të veprimit, dhe me këto veprime po distancohet, dhe po lirohet nga fuqia që për vite të tëra ka qenë në kuadër të MPB, dhe ku praktikisht MPB në bazë të fuqisë së veprimit ishte përpara prokurorisë.  (Fitim Kryeziu, TVM2)