Zgjedhjet presidenciale 2019, Blerim Reka mbajti tubim në Gostivar

14.04.2019 14:12

Kandidati për president, Blerim Reka, mbrëmë vazhdoi fushatën e tij në Gostivar....

Kandidati për president, Blerim Reka, mbrëmë vazhdoi fushatën e tij në Gostivar. Reka  theksoi se në thelb të fushatës qëndron Republika kundër shtetit privat e të kapur dhe Republika me perspektivë – kundër shtetit të zbrazët.

“Shteti nuk është pronë private, por trashëgimi e gjithë qytetarëve të saj si të barabartë. Republika nuk njehë demokracinë e dozuar për “kombet statistikore”, të cilëve u lejohen aq të drejta sa për qind janë. Në Republikë, nuk ka “dhënie” të drejtash, sepse ato janë të drejta natyrore si shtetas të këtij shteti, e jo nga diskrecioni i pushtetit që vendosë se: kujt, kur, e sa të drejta do t’i lejohen.” – tha kandidati i pavarur për president, Blerim Reka.

Mbështetje kandidaturës së tij i dhanë edhe kreu i Alenacës së Shqiptarëve, Ziadin Sela dhe lideri i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.

“Mos na llogarisni si popull i përkohshëm sepse këtë bëni edhe me ligjin për gjuhën me atë definicion të përkohshëm me të drejta të përkohshme. Edhe me poliikat ku pak ose apsak investhet në zonat shqitarë në mënyrë që shqiptarët të ikin” - u shpreh Kryetari i Aleancës për shqiptarët, Ziadin Sela.

“Opozitën shqiptare mundohen ta degradojnë, duke thënë se nuk janë në rrugën e duhur. Iu them, ne jemi në rrugë të drejtë, pas nesh dhe Blerim Rekës qëndrojnë shqiptarët” - tha Kryetari i Lëvizjes “Besa”, Bilal Kasami.

Kandidati i pavarur, i mbështetur nga Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja BESA, Blerim Reka sonte do të takohet me banorët e komunës së Zhelinës. (Afrim Tanallari, TVM2)