Kriza politike në Shqipëri, PD e PS me qëndrime të kundërta për gjetjen e zgjidhjes
Në Shqipëri kriza politike sa vjen e thellohet....

Në Shqipëri kriza politike sa vjen e thellohet. Protestat vijojnë dhe as që kanë ndërmend të ndalen, sikurse paralajmëron opozita.
Në njërën anë qëndron Partia Demokratike, qe e cilëson valën e protestave si zemër atë ndaj qeverisjes kriminale të Edi Ramës. Dhe nga ana tjetër Partia Socialiste që i sheh protestat e opozitës në përpjekje të saj për të marrë pushtet pa zgjedhje dhe jo si kauzë popullore.
Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka thotë për TVM2, se tashmë nuk ka kthim prapa. Nëse qeveria nuk rrëzohet, sipas tij, urrejtja e popullit shqiptar do të ketë pasoja të rënda.
Ministrja e Shtetit për marrëdhëniet me parlamentin Elisa Spiropali nuk e cilëson problematike situatën, por thotë se i vjen keq që opozita ka zgjedhur rrugën e rrugës.
Pikëpyetja që ngrihet më së shumti në Shqipëri është nëse më 30 qershor do të mbahen apo jo zgjedhjet vendore. Paloka jep një “jo kategorike”, Spiropali nuk ka dyshim se gjithçka do të shkojë mirë.
Tentativat e zyrtarëve amerikanë dhe europiane për zgjidhjen e situatës politike në Shqipëri, në këndvështrimin e nënkryetarit të PD nuk kanë qenë serioze, dhe kjo vjen sepse ata janë të painformuar mirë. Por, sipas ministres Spiropali, zyrtari i Lartë i DASH Mattheu Palmer e tha qartë se opozita dhe parlamenti janë legjitime
Por a e cenon integrimin në BE, qëndrimi i opozitës shqiptare qe pas djegies se mandateve parlamentare?
Për zëdhënësen e qeverisë, edhe pse opozita po e dëmton imazhin e vendit, në qershor Komisioni Europian do të jape rekomandim pozitiv për çeljen e negociatave me BE-në.
Tanimë mbetet për t’u parë se si do të zgjidhet kjo krizë, per sa kohe Partia Demokratike nuk e sheh si opsion dialogun e kur qeveria thotë se nuk do të ketë zgjedhje të përgjithshme para vitit 2021. (Luljeta Ndoka, TVM2)
