Zgjedhjet presidenciale 2019, Siljanovska Davkova mbajti tubim në Shkup
Kandidatja për Presidente shteti nga rradhët e VMRO DPMNE, Gordana Siljanovska....

Kandidatja për Presidente shteti nga rradhët e VMRO DPMNE, Gordana Siljanovska, mbajti tubim në Shkup para godinës qeveritare.
Silajnvoska drejtoi kritika të ashpra ndaj pushteti për keq qeverisje, nepotizëm, korrupsion, ndërsa premtoi se zgjedhja e saj për të pare të shtetit do të sjellë drejtësi dhe jetë më të mirë.
Ajo tha se do ta përdor veton gjithmonë kur do të jetë e rrezikuar kushtetua, ndërsa për çdo hamndje do të konsulltoj ekspertë të fushave. Silajanvoska bëri thirrje për dalje masive në votimet e 21 prillit, ndrësa porositi qytetarët të votojnë për opcionin që do ti jep fund krizave në Maqedoni.
“Ka ardhur momenti ku të gjithë duhet të përballen me rezultatin katastrofal të kësaj qeverie për tashmë 2 vite. U quajtën qeveri reformatore dhe populli priste reforma, luftë kundër korrupsionit dhe kriminalitetit, priste luftë kundër nepozitimiz, priste Europianizim por ajo nuk erdhi, të vetmen ndryshim që bëri kjo qeveri ishte ndryshimi emrit, ndryshmin të të dhimbshëm. Veton do ta përdor gjithmonë kur do të jetë e rrezikuar kushtetua, nuk do të manifestoj forcë, me argumnete do ti arsyetoj të gjitha vërejtjet. Ligjet nuk janë privilegje, por janë zgjidhje e problemeve të qytetarëve. E drejta dhe drjeëtisa do të qeverisë me Republikën e Maqedonisë dhe më në fund do ti vihet fund kësaj krize dhe kësaj të zeze që qeverië me vendin. Shpejt do të vij 21 prilli, ajo është koha për fillim të ri, është koha ku beteja të fitohet në kutitë e votimit” – tha kandidatja për presidente nga VMRO – DPMNE, Gordana Siljanovska.
Lideri i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickovski tha se kampanja po dëshmon të keqet e këtij pushteti në dy vitet e fundit. Ai porosoiti qytetarët që me 21 prill ti kundërvihen kësaj të keqe, siç e quajti ai në fletëvotim, ndërsa kritikoi edhe preformancat e pushtetit në fushën e ekonomisë.
Micksoski ftoi qytetarët që të rikthejnë shpresën duke votuar për kandidaten e VMRO-së në këto zgjedhje.
“Prandaj njerëz të mirë kjo patjetër të ndalet, dhe ti kundërvihemi kësaj të keqe. Kësaj radhe Maqedonia mbrohet në këto zgjedhje në fletëvotim, kjo kapmanjë konfirmon gjithë atë që e kemi folur për Zaevizimin, për të zezat që ai zaeviziëm i ka sjellur. Mos i pranoni gënjshtrat e kësaj qeverie që kemi filluar të bëhemi më mirë, ngase tashmë për 2 vite ne jemi duke shkuar mbrapa. Maqedonia me këtë qeverisje po largon investitorët, ndërsa për të vetmet kompani që ka punë janë ata që janë të afërta me pushtetin. Dhe e di që ndjeheni të zhgnjëyer, gjendeni në një siuatë të pa shpresë, por ju ftoj ta rrëzojmë së bashku shpresën e humbur që na e ka mbjellur kjo qeveri. rrëzimi i kësaj qeveri është fillimi i shpresës për Maqedoninë dhe paralajmërimi për ndryshimet që pasojnë” – tha Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.
Mickoski bëri thirrje për dalje masive në zgjedhjet e 21 prillit që sipas tij do ti jepej fund pushtetit të kryesuar nga LSDM. (Zekirja Mexhiti, TVM2)
