GOOGLE - MJEKU

Google nuk mund të zëvendësojë mjekun

30.08.2014 15:13

Është bërë shprehi që qytetarët tanë shpershëherë blejnë barna nga më të ndyshmet pa udhëzim nga mjeku....

Arsyetimi më i shpeshtë është se janë konsultuar me mjetet informative kryesisht me google  për simptomet dhe duke u bazuar në këto të dhëna vetes i përshkruajnë terapi të caktuar. Sipas Dr Sedat Lumani, pacientët të cilët ilacin e marrin pa recetë shpeshherë e tejkalojnë edhe dozen e duhur dhe si pasojë disa raste përfundojnë edhe në spital.

“Shpesh here ndodh që këto raste të përfundojnë në spitale për shkak të gjendjes së vështirë.Gabimi bëhet kur konsultohet internet pas leximit mendojnë se kanë arritur suksesin e tyre deri te  diagnoza  e saktë dhe terapia” – tha Dr. Sedat Lumani.

Në Google shpeshherë kemi të dhëna nga njerëz laik tek të cilat të dhëna nuk mund të bazohemi, sepse te secili njeri nuk manifestohen simptomat e njejta edhe kur bëhet fjale për të njejtën sëmundje, terapia është cdoherë individuale.

“Simptomatologjia është e përngjajshme por ndonjëherë sëmundja e njejtë te dy njerëz ndryshe manifestohet nuk është shkalla e interpretimit të njejtë parandaj është mirë të konsultohet mjeku” – deklaroi Dr. Sedat Lumani.

Qytetarët pranojnë se shpeshherë blejnë qetësues, antibiotik e madje edhe analgjetik, edhe pse shumica prej tyre janë të vetëdijshëm se   janë duke vepruar gabimisht. Shtrohet pyetja kujt duhet ti besojme mjekut I quajtur Google, apo mjekut real?

Edhe ka pas raste që i kemi ble pa konsultim me mjekun kemi mare nga ato ilace psh paracetamola për grip edhe antibiotic kemi marrë por duke lexu përbërjen që ka brenda”.

“Nuk është mirë për atë është mjeku me tregu se mundet gabimisht me përdor dhe me pas telashe”

“Antibiotik po duhet mu konsultu me mjekun e pastaj me i marrë”.

“Pa e pyt mjekum marrin psh ventor analgin paracetamol nuk është në rregull”.

“Marin paracetamol dhe ilace më të dobta po edhe natibiotik shqiptarët edhe fëmive u japin antibiotic pa u konsultu me mjekun” – deklaruan disa nga qytetarët e intervistuar nga TVM2.

Sipas Dr. Lumanit, antibiotikët duhen të përshkruhen me kujdes të madh dhe të mirren në kohë të caktuar.  Andaj qytetarët  medoemos duhet të vizitojnë mjekum amë sepse terapia e përshkruar vetë shpeshherë shkakton superinfeksione me komplikacione të rënda, për të cilat përgjegjësine e bart vet pacienti.  (Flutura Rahimi, TVM2)