Ligji për Prokurorinë e përgjithshme, Ahmeti: Bisedimet në drejtim të arritjes së marrëveshjes
Lideri i BDI-së Ali Ahmeti ëshë optimist se do të gjendet një zgjidhje...

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti ëshë optimist se do të gjendet një zgjidhje në bisedimet e grupeve të punës midis VMRO-së dhe LSDM-së për ligjin për prokurori të përgjithshme ku vendsoet edhe fati i Prokurorisë Speciale. Ahmeti thotë se negociatat vazhdojnë në drejtim të arritjes së marrëveshjes.
“Dallimet midis partnerëve të koalicionit nuk ekzistojnë dmth kemi një qëndrim unik, mbështesim prokurorinë speciale dhe ka mbetur përfaqësues nga ekzekutivi dhe nga opozita për ti afruar dallimet të cilat ekzistojnë dhe për çdo ndryshim partnerët e koalicionit njoftohen.” – tha Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
FALJA PËR ‘27 PRILLIN’ NGA IVANOV, AHMETI: HAP I PËRSHPEJTUAR, JASHTË KOMPETENCAVE
Sa i përket faljes eventuale të të akuzuarve për dhunën e 27 prillit në kuvend nga presidenti Gjorge Ivanov, Ahmeti thotë se kjo do të ishte një veprim i përshpejtuar i tij duke pasur parasysh edhe dilemat se sa ai ka legjitimitet të ndërmer një veprim të tillë.
Kreu i integristëve thotë se një falje eventuale do të haste në kritika të mëdha, andaj fton Ivanov ta vlerësojë mirë se si do të veprojë me abolimet.
“Mendoj që është një hap jo i menduar mirë i presidentit të shtetit apo më mirë të themi i kryetarit në ikje. Nuk e di se sa ka legjitimitet për të ndërmarrë një veprim të tillë, i cili do të ketë shumë reagime. Kjo mbetet përsëri që kryetari i shtetit në largim ta mendojë mirë se sa do të jetë funksionale një vendim i tillë.” – u shpreh Ahmeti.
Lideri i BDI-së fton gjitha forcat politike në vend që të fokusohen në reformat sikurse sundimi i ligjit dhe i luftës kundër krimit dhe korrupsionit që janë të rëndësishme për marrjen e rekomandimit pozitiv nëse jo në qershor, atëherë në shtator.
Komentet Ahmeti i bëri në Kongresin e forumit të gruas së BDI-së, ku kryetare e forumit u zgjodh, Mukadese Hajdari. (Meral Ismaili, TVM2)
