SHGM: VMRO të kërkojë falje për etiketimin e mediave

14.04.2019 16:29

Shoqata e Gazetarëve ka reaguar ndaj fjalimit të kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoskit në Krushevë....

Shoqata e Gazetarëve ka  reaguar ndaj  fjalimit të   kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoskit në Krushevë, duke e cilësuar si  joparimore dhe të pahijshme për një lider të partisë politike të etiketojë mediumet.

“Mickovski gjatë tubimit në Krushevë tha se LSDM përfshiu redaktorët e saj të paguar  shtrenjtë dhe mediat për të bërë anketa. Performanca e Mickoskit përputhej me shpalljen e anketave në “Tv Telma”. Shfaqjet e tilla publike të politikanëve janë të papranueshme dhe përbëjnë një kërcënim të drejtpërdrejtë për punën dhe pavarësinë redaktuese të mediave dhe shërbejnë për të diskredituar mënyrën se si ata punojnë”, thuhet në reagimin e SHGM-së.

Nga SHGM i bëjnë thirrje udhëheqjes së VMRO-së,  që t’i kërkoj falje televizionit dhe në të ardhmen të kujdeset që asnjë media dhe asnjë gazetar të mos etiketohet, sepse një gjë e tillë, mund të përkeqësojnë gjendjen e lirisë së shprehjes, e akuza të tilla  mund të shkaktojnë sulme mbi gazetarët, kameramanët dhe fotoreporterët që punojnë në teren.

Përkujtojnë se kushdo që ka ankesa për punën e mediave, mund të parashtrojë ankesa deri tek trupat vetërregullatore mediatike , Këshilli i nderit pranë SHGM-së dhe deri tek këshilli për etikë në mediumet.

Gjithashtu, nga SHGM përkujdtojnë edhe mediat që t’i përmbahen  Kodeksit etik të gazetarëve dhe të publikojnë informacione të kontrolluara dhe të sakta.