Zgjedhjet presidenciale 2019, Pendarovski mbajti tubim në Strumicë

14.04.2019 16:49

Kandidati i shumicës qeveritare për president, Stevo Pendarovski....

Kandidati i shumicës qeveritare për president, Stevo Pendarovski, mbajti tubime para qytetarëve të Strumciës nga ku ai bëri thirrje që të mbështetet opsioni i vetëm i suksesshëm për shtetin “Së bashku përpara”.

“Ky opsion poltik është e vetmja zgjidhje eruopiane që çon shtetin drejt BE-së, Unë do të mbështes hyrjen në NATO, presim që të bëhemi anëtar e plotë deri në fund të vitit. Në qershor, presim fillimin e negociatave me BE-në, dhe unë do ta mbështes atë. Vetëm me anëtarësimin në NATO dhe BE hapen perspektivat ekonomike. Slogani ynë është “Së bashku përpara”, përpara është e qartë, askush nuk dëshiron të kthehet mbrapa, dhe së bashku duhet të gjithë, sepse kjo është një shoqëri multietnike. Dhe nuk ka qytetarë të shkallës së parë dhe të dytë, të gjithë jemi të barabartë”, - u shpreh kandidati për president, Stevo Pendarovski.

Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev theksoi se janë bërë shumë përparime në drejtim të përmirësimit të jetesës së qytetarëve dhe barazizë mes komuniteteve, ndërsa ftoi qytetarët që të mbështesin ndryshime pozitive që po vijojnë në shtet.

“Ne hapëm perspektivat për NATO dhe BE, kemi filluar të zhvillojmë ekonomin e vendit, parametrat ekonomikë tregojnë rezultate pozitve, po vjen tashmë e ardhmja e bukur, nuk ka kthim prapa. Kthyem vëmendjen e rajonit dhe botës drejt nesh, nga të gjtihë anët vijnë lëvdata, një gjë të tillë e kemi edhe brenda kemi shënuar numër rekord të investimeve, kemi rroga më të larta, është ulër papunësia, janë hapur prespektivat në të gjitha anët” – deklaroi Kryeministri, Zoran Zaev.

Edhe PDSH në tubimin në sheshin “Skenderbeu” në Shkup kërkoi votën për kandidatin e koalcionit qeverisës.

“Unë besoj se angazhimi i PDSH-së do të jetë i jashtëzakonshëm dhe kjo paftyrësi do të vuloset dhe nuk do të lejohet më që të tallen me orientimin  të vërtetë perendrimor me identitietin dhe me kulutrën e shqiptarëve të Maqedonisë” – u shpreh Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi.

Thaçi nënvizoi se NATO, BE dhe barazia e polite e shqiptarëve në këtë shtet kanë qenë dhe janë prioritet i PDSH-së. (Zekirja Mexhiti, TVM2)