Porroj, 20 vjet nga rënia e dëshmorit, Mujdin Aliu
20 vjetori i rënies heroike të dëshmorit të kombit Mujdin Aliu....

20 vjetori i rënies heroike të dëshmorit të kombit Mujdin Aliu, është përkujtuar në vendlindjen e tij në fshatin Poroj nga familjarët, bashkëluftarët dhe shoqata e veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.
Ai ra heroikisht më 14 prill në njërën nga betejat më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Koshare. Në këta varreza në fshatin Porroj, çdo vit vijnë njerëz për homazhe për të nderuar figurën e tij.
Katër ditë pas rënies heroike më 18 prill të vitit 1999 Mujdin Aliu do të varroset në varrezat e fshatit Porroj, aty ku lindi sepse ky kishte qenë edhe betimi që kishin bërë luftarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës para se të fillonin betejën për thyerjen e kufirit Shqiptaro-Shqiptarë në Koshare. (Visar Sadiki, TVM2)
