Anketat zgjedhore, mediat mund të publikojnë anketa deri nesër

14.04.2019 17:58

Mediat mund të publikojnë rezultate nga hulumtimet e mendimit publik...

Mediat mund të publikojnë rezultate nga hulumtimet e mendimit publik lidhur me pjesëmarrësit në procesin zgjedhor, deri nesër në mesnatë. Ligji përcakton qartë se anketat mund të publikohen më së voni pesë ditë para ditës së përcaktuar për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjeve të jashtëzakonshme lokale në tre komuna, respektivisht afati skadon të hënën në mesnatë.

Dje skadoi ndërkohë  afati, në të cilin zgjedhësi që  nuk ka mundësi të votojë në vendvotim për shkak të sëmundjes, por që dëshiron të votojë, ka pasur mundësi  ta informojë Komisionin komunal të zgjedhjeve, me qëllim që të mund ta realizojë të drejtën e tij një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve.

Më 20 prill, votojnë edhe votuesit, të cilët në ditën e votimit gjenden në paraburgim shtëpiak, por ata kanë afat të paraqiten në KKZ , deri më 17 prill në mesnatë. Komisioni shtetëror i zgjedhjeve informoi se organizatorët e fushatave zgjedhore për zgjedhjet presidenciale dhe të parakohshme lokale në tre komuna me kohë i kanë parashtruar raportet financiare në ueb faqen e KSHZ-së me  hollësi për pjesën e parë të fushatës. Për rrethin e dytë të zgjedhjeve, raporte duhet të parashtrojnë më së voni deri ora 24 më 4 maj, e më së voni deri më 20 prill nëse nuk marrin pjesë në rrethin e dytë të zgjedhjeve.