NGROHJA GLOBALE

Ekspertët alarmojnë për ngrohjen globale

30.08.2014 15:17

Grupi i ekspertëve të OKB-së, alarmon situatën për ngrohjen globale, duke konstatuar “Ndikime të rënda dhe të pakthyeshme”......

Ky qëndrim është, pjesë e një raporti që do të diskutohet në një konference, pasi sipas shkencëtarëve të OKB-së është i pamohueshëm ndikimi i njeriut në “nxehjen e atmosferës dhe të oqeanit, në ndryshimet e qarkullimit global të ujit, në reduktimin e borës dhe akullit, si dhe në ngritjen e nivelit të ujit të detit, thuhet në dosjen e shkencëtarëve. 

Relacioni i mbajtur sekret është një përmbledhje e studimeve të mëparshme për të ashtuquajturën “ndryshim klimatik”, publikuar vitet e kaluara.Por këtë vit është vlerësuar pak më i ashpër pasiqë vlerësohet se qëllimet e mira të qeverive  boterore nuk janë shoqëruar me fakte, madje ekziston rreziku real që situate  të përkeqësohet mbi të gjitha nëse kompanitë e mëdha dhe qeveritë vendosin të nxjerrin edhe rezervat e lëndëve fosile që janë identifikuar.  Ato përmbajnë të paktën 4  herë më shumë nxehtësi nëse digjen, por jo nëse duam ta mbajmë ngrohjen globale në nivele të durueshme.

Në praktikë, sipas raportit, nëse duam që të limitojmë rreziqet për brezat e ardhshëm, duhet të vendosim të lëmë një pjesë të rezervave të fosileve siç janë: gazi natyror, karboni dhe nafta në fushat ku janë. Dëshmia që “vrapi drejt shkatërrimit” po rritet, thuhet në raport, duke kujtuar se nga viti 1970 deri në vitin 2000 shkarkimet globale të gazit serrë janë rritur me 1.3% në vit, ndërsa në dhjetëvjeçarin 2000-2010 vlera është rritur në 2.2% në vit dhe ritmi vazhdon të rritet edhe në këtë dhjetëvjeçar.

Falë një përdorimi më eficient të burimeve dhe nga një përdorimi më masiv i energjisë së rinovueshme në vendet perëndimore po vihet re një ulje e emetimeve në atmosferë, por kjo është e papërfillshme duke parë shifrat në nivel global ku pjesën më të madhe e kanë vendet në zhvillim. Teorikisht është akoma e mundur që të mbahet rritja e temperaturës globale nën 2 gradë celzius, krahasuar me epokën paraindustriale. Por, në këtë dhjetëvjeçar, ky objektiv po bëhet  i pakapshëm dhe pasojat ekonomike janë të rënda. Madje nëse ritmet e emetimit në atmosferë mbeten në këto nivele është e mundur që në mes të këtij shekulli të regjistrohet një rritje me 2 gradë celzius e atmosferës krahasuar me temperaturat e regjistruara nga vitet 1986 dhe 2005  duke e mbyllur këtë shekull me 3,7 gradë më shumë.

Sipas raportit të cituar nga “New York Times”, është e mundur që ngrohja globale të ngadalësojë rritjen ekonomike, ta bëjë më të vështirë reduktimin e varfërisë, të eliminojë sigurinë ushqimore dhe të zgjerojë hapësirat e varfërisë. (Gyltene Sinani, TVM2)