Protesta e opozitës në Shqipëri, 37 të arrestuar, 24 të proceduar penalisht
14.04.2019 19:00
37 persona janë arrestuas pas protestave të mbrëmshe të opozitës në Shqipëri....

37 persona janë arrestuas pas protestave të mbrëmshe të opozitës në Shqipëri, 24 të tjerë janë proceduar penalisht mes tyre edhe organizatori i protestës.
Ndalimi i këtyre shtetasve është bërë nën akuzën për veprime të dhunshme mbi institucionet kushtetuese, mbi Policinë dhe për shkatërrimin e pronës shtetërore e private gjatë zhvillimit të protestës së opozitës nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim ditën e djeshme para Parlamentit.
Gjithashtu policia bën me dije se se po punohet për identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë që kanë kryer veprime të dhunshme gjatë protestës e së shtunës.
