Maqedoni

“Titanik” dhe “Fortesa” në Gjykatën Penale

15.04.2019 09:18

Në Gjykatën Penale duhet të mbahen seanca për “Titanik” dhe “Fortesa” të Prokurorisë Publike Speciale...

Lënda “Titanik” ndodhet në procedurë dëshmuese dhe prezantohen rreth 5.900 dëshmi materiale të propozuara nga PSP.
 
Ata dyshohen për bashkim kriminel, shkeljen e së drejtës së votimit, shkeljen e lirisë së përcaktimit të votuesve, ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit, asgjësimin e materialit zgjedhor dhe keqpërdorimin e mjeteve për financimin e fushatës zgjedhore. 
 
Në “Fortesa 2” i akuzuar i parë është ish-shefi i Drejtorisë së Pestë, Goran Grujovski, si edhe gjashtë të punësuar në DSK.
 
Debati i kaluar u anulua për shkak të aktgjykimit të pa-dorëzuar të Gjykatës Supreme të Greqisë nga Ministria e Drejtësisë e Maqedonisë së Veriut.
 
Të akuzuarit në rastin “Fortesa 2” gjykohen për falsifikimin e dokumenteve zyrtare dhe për asgjësimin e dokumenteve zyrtare lidhur me përgjimin e paligjshëm.
 
Dokumentet lidhen me dy sistemet e përgjimit ilegal, të cilat, sipas PPS-së, janë asgjësuar gjatë vitit 2014.
 
Përveç ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski, i cili është në arrati në Hungari, në “Titanik” të akuzuar janë edhe 19 persona të tjerë.