Maqedoni

Gjendja e rrugëve në Maqedoni, nuk ka ndalesa në kalimet kufitare

15.04.2019 09:35

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet nëpër korsi të lagura, por pa ndërprerje...

Intensiteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në kalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
 
Lidhja Auto-moto e Maqedonisë rekomandon vozitje të kujdesshme, përshtatje të shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës, si dhe respektim të sinjalizimeve rrugore, sidomos në rrugët ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut.
 
Autostrada Milladinovci-Shtip, seksioni Milladinovci-Kadrifakovë dhe Kadrifakovë-Milladinovci, nuk është lëshuar për qarkullum.
 
LAMM apelon tek shoferët të mos e shfrytëzojnë këtë rrugë.