Botë

ShBA rrit presionin ndaj Maduros

15.04.2019 10:55

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, po zhvillon një turne në Amerikën Latine me objektivin kryesor...

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, po zhvillon një turne në Amerikën Latine me objektivin kryesor, shtimin e presionit ndaj regjimit venezuelas.

Gjatë takimeve me udhëheqës jug-amerikanë, Pompeo denoncoi përpjekjet e Rusisë, Iranit dhe Kubës për mbështetjen e presidentit të kontestuar, Nicolas Maduros.

Pompeo ka thënë se  kompania ajrore, Mahan Air, është e sanksionuar nga Uashingtoni nën dyshimin se transporton pajisje ushtarake në zonat e luftës në Lindjen e Mesme.

Pompeo në Lima të Perusë, takoi presidentin Martin Vizcarra. E ndërsa komuniteti ndërkombëtar shton presionin ndaj regjimit të Maduros, ky i fundit ka bërë thirrje për shtimin e radhëve të gardës civile me një milion veta deri në fund të vitit.

Juan Guaidó kërkon të bindë ushtrinë ta rrëzojë Maduron me një grusht shteti.

Ai u shpall president i përkohshëm më 23 janar, pas parregullsive të vërejtura në rizgjedhjen e Maduros në fund të vitit 2018.